×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli kujton Betejën e Baballoqit: Këtu filloi lufta e UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 17:45

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka përkujtuar 22 vjetorin e Betejës së lavdishme të Baballoqit të Deçanit.


    Ai thotë se kjo betejë ndryshe njihet edhe si fillim i luftës frontale të UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Sot, më 21 prill bëhen 22 vjet nga Beteja e lavdishme e Baballoqit. Kjo Betejë ndryshe njihet edhe si fillim i luftës frontale të UÇK-së në Rrafshin e Dukagjinit.

    Burrat e gratë që u rreshtuan nën emblemën e UÇK-së aso kohe, ndikoi që shtrirja e luftës çlirimtare të jetë masovike.

    Prandaj në këtë ditë historike, falemnderimi ynë i përjetshëm shkon për të gjithë ata që kapën pushkën për t’i dalë Zot atdheut.

    Sot po ashtu kujtojmë 12 dëshmorët e Baballoqit dhe të gjithë dëshmorët e kombit që dhanë jetën për liri.

    https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.268197093355504/1567323110109556/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARD-uXpbHZAnC3WHEiYKh9WxYXmYWMHiNgHFC-Y9eyK91SBeK4yO4ff7tFS0qQBfIsXV8-XFv7BCkPTd0t1C_Ec49MLh1UL4VzaRjQU_iLzSxPTRidjwu_4OrmUvB-MpjFcRxqenKLM0bnUZ8yDg0MsUvmBk2K9yRrATfta5FMD52ggnvVRvgnGvYqlbFqmOaRWmlUjPuCL_ScpGb5oMcv6fUYCGQQZ6t_TydZ4Vp8xMZ7zfB4IHAU2gW-8LwEjyFnNy1bntjQKAtn-sNjTtNQEjbq8xsD23SQEBa7M9VfSvl5kCogv-20pJqLj4eEZTquB3lq1dGSI8QnJDviLdeqYVTg&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!