×
  • Lajme
  • Botë

    Prej majit Austria fillon hapjen e bizneseve dhe shkollave

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 18:01

    Me mijëra biznese u hapën në Austri gjatë javës së kaluar, por duhet të plotësonin kushtet higjienike.


    Të gjithë punonjësit duhet të pajiseshin me maska si dhe të respektonin distancimin social.

    Ditën e sotme kancelari austriak Sebastian Kurz deklaroi se nëse kurba e pandemisë së koronavirusit qëndron e ulët, atëherë që prej 15 majit do të fillojë hapja e kafeneve dhe e restoranteve.

    Gjithashtu në javët e ardhshme do të prezantohen dhe kushtet e reja për këto biznese. Normalisht, punonjësit duhet të jenë të pajisur me maska.

    Që në fillim të muajit maj do të fillojë dhe hapja e shërbimeve dhe sekteve fetare, ndërkohë edhe shkollat do të happen gradualisht për gjatë atij muaji.

    Kancelari shprehet se Austria është duke shkuar drejt një normaliteti të ri, por paralajmëron se nëse infeksioni fillon të rritet atëherë vendi do të izolohet sërish.

    Deri më tani në vend numërohen 454 viktima dhe 14,812 të infektuar.

    Ndërsa numri i të shëruarve është 10,971.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!