Gati 500 mijë euro janë mbledhur përmes donacioneve në llogarinë e hapur nga Qeveria e Kosovës për betejën me koronavirusin.
Sipas ministrit të Financave, Besnik Bislimi, deri tash janë mbledhur 481,200 euro. Ai ka bërë të ditur se nga Zvicra janë dërguar 237 mijë euro, nga Gjermania 123 mijë, nga Kosova 34 mijë, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe SHBA-ja.
Tutje Bislimi ka thënë se bordi i Bankës Qendrore të Kosovës ka vendosur që për transferet në këtë llogari të aplikojë tarifë zero euro, duke mos i pranuar 19500 euro që në bazë të rregullave ekzistuese do të duhej të kalonin në llogarinë e BQK-së, si tarifë për transaksion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.