×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia lejon të hyjnë kamionët nga Kosova

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 23:32

    Kamionët nga Kosova po lejohen sërish ta kalojnë kufirin me Serbinë, disa orë pas vënies së bllokadës nga autoritetet serbe, ka bërë të ditur një burim i KOHËS.


    “Kamionët janë lëshuar të hyjnë prej orës 20:00”, ka thënë shkurt ky burim.

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku kishte bërë të ditur të hënën, përmes një statusi në Twitter se autoritetet serbe po mbanin të bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova. Këtë veprim, Abdixhiku e ka quajtur të papredecent.

    Këtyre kamionëve u kërkohej një leje e veçantë për ta kaluar kufirin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!