Lidhja Demokratike e Kosovës kanë mohuar se kanë dërguar njerëz drejt Partisë Demokratike të Kosovës, për të kërkuar nga ky subjekt partiak koalicion bashkëqeverisës.
”Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në Klan Kosova, për deklaratën e Veselit dhënë për Reporteri.net.
Ai është shprehur se që nga votimi i mocionit të mosbesimit nuk kanë pasur asnjë komunikim mes vete.
Më herët deklarimin e Veselit e kanë mohuar edhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Në aspektin e bashkëpunimeve politike do ta them këtë; nuk vendosi kryqe ndaj askujt, të kuq, nuk i përkas asaj kategorie që ka diferencu dhe distancu ide politikisht në të kaluarën. Me shqiptarë nuk ndahem. Por me VV dhe LDK-në kemi dallime të mëdha. Ky vend nuk shkon me mashtrim. Ky koncept që mendon të acarojë qytetarët për të përfituar, nuk i ndihmon Kosovës. Kemi dallime të mëdha që kanë të bëjnë me nderin me besën. Nuk është politika veç mashtrim. Nuk është pabesi. Kemi dallime shumë të mëdha…Por kjo nuk do të thotë se unë kam me ju vu kryqe. Askujt”, ka deklaruar ai.
https://www.facebook.com/424389557572425/videos/1480224218850337/
Veseli ka lënë të nënkuptohet se VV dhe LDK i kanë dërguar njerëz për të bërë koalicion, shkruan Reporteri.net.
“Nuk kanë nevojë me e mashtru opinionin për izolim e të më çojnë mu njerëz me ba Qeveri të përbashkët. Me asnjërin s’kam me pasë qeveri. As këta që shkuan, nuk kanë shanse. As këta që vijnë, nuk kanë me pasë shancë me këtë mentalitet, partneritet në qeverisje të përbashkët. As këta që po kalojnë nuk kanë nevoje me dergu njerëz me u marrë vesh me shiqu qysh me e ba qeverinë. Ju kam tregu si syni. Po edhe këta që po hyjnë tash s’kanë të nevojë të flasin PDK me qenë pjesë e tyre. PDK nuk do të jetë me asnjë palë”, ka thënë Veseli.