×
  • Lajme
  • Lajme

    ​6.514 kontakte të rasteve me Coronavirus nën mbikëqyrjen e IKSHPK-së

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 8:00

    Numri i të infektuarve me Coronavirus këtë të martë shënoi rënie të dukshme.

    IKSHPK njoftoi mbrëmë se nga gjithsej 191 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, vetëm 6 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa 5 persona janë shëruar.

    Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.514 kontakte të rasteve.

    Nga data 08 shkurt deri më 21 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.200 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej gjashtëqind e katër (604) raste, ndërsa gjithsej tetëmbëdhjetë (18) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!