“Momentalisht resorti është bosh. Vetëm me stafin jemi 22 veta.”
Në një sezon normal sot ky resort duhet të kishte turistët e parë, por realiteti është krejt tjetër. Ende nuk ka asnjë visitor dhe të vetmit që janë në këtë hapësirë është stafi i përhershëm, të cilët janë rikthyer në punë këtë fillim javë.
Temora sjell rrëfimin e menaxheres së resortit Nensi Murati mbi gjithë pasojat që ka ky resort për shkak të pandemisë globale të Covid 19. Në masën 80% ky resort me turistë të huaj, por për këtë vit realiteti që po përballet është i trishtë.
“Të gjithë agjencitë kanë anuluar rezervimet e tyre. Perveç ndonjë klienti nga Kosova ose Shqipëria sepse janë me shpresë që të hapen dhe të ketë pushime.”
Pasiguria e operatorëve turistikë është i madh e dëmi financiar po ashtu, megjithatë ky resort shpreson që për këtë sezon të thithë të paktën turistët vendas.
“Frika do të jetë shumë e madhe por që shpresoj të risjellim turistët shqiptarë, të fokusohen në vendin tonë.”
As nuk e mendojnë që ky sezon do të jetë si ai i viteve të shkuara, por për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve që zgjedhin të pushojnë në këtë resort, ata kanë vendosur të rishikojnë edhe çmimet e shërbimit.
Rregullat e reja që pritet të vendosen kanë nisur të aplikohen edhe pranë këtij resorti.
Krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë sot ky resort punon me 50% të stafit dhe e ardhmja duket edhe më e paparshikuar dhe e vështirë.
Stafi sezonal që prej 5 vitesh ka qenë pjesë e këtij resorti turistik në Durrës, nuk do të ketë të njëjtin fat, pasi parashikimet janë për përgjysmimin e tij përgjatë gjithë sezonit.
Deri më sot stafi i përhershëm është paguar ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen ky resort të marrë kredi për pagesën e stafit.