Një oficeri doganor i pikës kufitare të Vërmicës, i prekur me coronavirus është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Oficeri është i moshës mbi 50 vjeçare dhe gjendet i shtrirë në Klinikën Infektive. Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.
“Fatkeqësisht, njëri prej oficerëve tanë doganorë është në gjendje mjaft të rëndë nga ky virus. Është udhëheqës i rajonit të Prizrenit, për momentin është i shtrirë në kujdesin intensiv në Klinikën Infektive”, ka thënë Stavileci për Reporteri.net.
Stavileci thotë se ky rast tregon sa për rrezikun që përballen doganierët gjatë punës së tyre.
“Kjo tregon rrezikun që përballen oficeret doganor gjatë ushtrimit të punës së tyre, pasi edhe në këtë kohë pandemie dogana dhe stafi i saj janë të përkushtuar për të përmbushur detyrat. Duhet të kemi parasysh se mbi 600 maune hyjnë dhe dalin nga Kosova çdo ditë dhe të gjitha iu nënshtrohen kontrolleve doganore, prandaj edhe rreziku përkundër masave mbrojtëse vazhdon të jetë permanent për stafin tonë”, thotë Stavileci.
Kujtojmë se deri tani në vendin tonë janë 604 persona të prekur me coronavirus, 128 të shëruar dhe 18 të vdekur. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.