Tre vëllezër në fshatin Uglarë të Gjilanit janë rrahur mes vete.
Rasti ka ndodhur pardje, porse Policia në Gjilan dha detaje sot. Sipas raportit, dy vëllezër janë rrahur mes vete me mjete të mprehta derisa vëllai i tretë ka ndërhyrë për t’i ndarë.
“Nga hetimet e para mësohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht mes vete dy të dyshuarit (vëllezër) shqiptarë shtetas të Kosovës. Në përleshje e sipër është goditur viktima (po ashtu vëlla i tyre) besohet aksidentalisht, me një mjetë të mprehtë, i cili në ato momente kishte hyrë në mesë dy vëllezërve me qëllim që t’i ndajë”, thuhet në raport.
Si pasojë e goditjes ai ka pësuar lëndime trupore në regjionin e shpinës, dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën emergjente në Gjilan.
“Dy të dyshuarit janë intervistuar nga hetues policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit, janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”, përfundon raporti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.