Policia ka arrestuar në Drenas personin i cili dyshohet se në një portal informativ ka komentuar me fjalë fyese ndaj një gruaje të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë, ku theksohet se i dyshuari është arrestuar të martën në Drenas.
“Me datën 21.04.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në një portal informativ kishte bërë komente fyese ndaj një femre të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë.
Ndërkohë, i dyshuari në një koment që kishte bërë në një portal informativ në Facebook, e kishte quajtur prostitutë një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, vetëm pse ajo e kishte kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.