×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I lë shtëpinë me qera, abuzon me vajzën e familjes së varfër

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 13:11

    Një denoncim nga një minorene 17 vjeçare mbërriti një ditë më parë në Komisariatin e Policisë Sarandë, për abuzim seksual të përsëritur nga një i moshuar 72 vjeçar.


    Menjëherë është bërë ndalimi dhe shoqëimi i tij në polici, ku në dëshminë e tij shtetasi me inicialet B.T. ka pohuar veprën penale marrëdhënie seksuale me të mitur.

    Në komisariat janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, si të implikuar në veprën penale, sipas burimeve policore ata kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen.

    Familja e adoleshentes jetonte në banesën e dhënë me qera nga I moshuari, madje ata kanë thënë se i moshuari i kishte ndihmuar edhe kur ata kanë pasur vështirësi financiare.

    Nga burimet kofidenciale të siguruara nga Ora News, familjarët e të miturës pretendojnë se 17 vjecarja ka gënjyer në deshminë e saj dhe se i moshuari është kujdesur për familjen e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!