×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj dhe Limaj i thonë Thaçit se duan formimin e Qeverisë së re

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 17:11

    Në takimin e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka thënë që partia e tij është kundër shpalljes së zgjedhjeve dhe se përkrah idenë e formimit të një qeverie të re të votuar nga parlamenti ekzistues.


    Thaci po mban konsultim me përfaqësuesit e partive politike në vend. Haradinaj ka thënë se partia e tij nuk dëshiron që të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhjet.

    “Nuk jemi për shpërbërjen e parlamentit. Kemi mbajtur zgjedhje që janë pranuar nga të gjithë. Ky parlament është legjitim. Ky parlament e ka obligim me ia kthy vendit një Qeveri me mandat të plotë”, ka thënë Haradinaj.

    “Ne përkrahim krijimin e një Qeverie në kuadër të këtij parlamenti dhe përkrahim angazhimin e të gjithëve për situatën e krijuar”, është shprehur kreu i AAK’së.

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij nuk e mbështet shpërbërjen e parlamentit.

    Limaj në takimin që po zhvillohet mes partive politike me Presidentin Thaçi ka thënë se duhet të gjendet mundësia për krijimin e një qeverie të re dhe jo shkuarjen në zgjedhje, raporton Gazeta Express.

    “Duhet të shikojmë gjetjen e një mundësie për krijimin e një qeveri të re, ne si parti kërkojmë që të respektohet kushtetuta e Kosovës. Nisma është e gatshme të participojë në krijimin e një shumice të re për të krijuar një qeveri të re”, ka thënë Limaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!