×
  • Lajme
  • Lajme

    E përmendi autostradën e Dukagjinit, Mustafa-Haradinajt: Nuk mund të merremi me autostrada sivjet

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 18:18

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një prononcim për media  gjatë ditës së sotme ka thënë se në shkresën që ia kanë dërguar LDK-së kanë përcaktuar prioritetet e tyre kryesore për tu bërë pjesë e Qeverisë.


    Haradinaj ndër të tjera ka përmendur projektet infrastrukturore, si autostrada e Dukagjinit dhe Anamoravës, kundër së cilës ishte shprehur edhe LDK.

    E kreu i LDK-së i pyetur lidhur me këtë çështje ka thënë se nuk është koha për autostrada, dhe se Kosova duhet të fokusohet në rimëkëmbjen e ekonomisë pas kalimit të pandemisë, shkruan Reporteri.

    “Nuk shoh asnjë mundësi që sivjet të merremi me autostrada. Ky vit do të jetë vit që të gjitha mjeteve që i kemi investuar për projekte kapitale do të investohen në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe shëndetësisë”, u shpreh Mustafa. /Reporteri

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!