×
  • Lajme
  • Botë

    544 viktima të reja nga Coronavirusi në Francë

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 22:39

    Në Francë, numri i vdekjeve nga coronavirusi në 24 orët e kaluara është rritur me 544, në një total prej 21,340, një rritje prej 2,6 për qind.


    Numri i pacientëve në spitalet franceze të trajtuar me COVID-19 ka rënë me 365, ose 1,2 për qind, një rënie për ditën e tetë me radhë, transmeton Reuters.

    Kjo është më pak për 2,300 pacientë sesa kur kishte më shumë – 32,113, më 13 prill, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e Francës.

    Numri i pacientëve në kujdes intensiv ra për 215 ose katër për qind në 5,218, ditën e 14-të radhazi.

    Tani ka pothuajse 2,000 njerëz më pak në kujdes intensiv sesa numri më i lartë – 7,148 që nga 8 prilli. /kp

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!