×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i thotë Kurtit: Kush del i pari në zgjedhje nuk është mbreti

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 13:36

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në konferencën për media ku zyrtarisht nominoi Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, thumboi jo pak kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.


    Mustafa tha se vet Kurti vite më parë ka thënë se kush del i pari në zgjedhje nuk është mbreti, andaj edhe ai mendon se mbreti është Kuvendi i Kosovës, e jo kush fiton zgjedhjet, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk është mbreti ai që del i pari, por mbret është Kuvendi. Kurti dhe VV duhet ta shohin vetën pse të tjerët nuk i bashkohen për ta bërë qeverinë”, tha Mustafa.

    Ai tha se edhe partia e tij kur të dal e para nuk duhet të mendoj se është mbreti.

    Kujtojmë se Kurti thoshte se zgjedhjet në Kosovë kanë të bëjnë me atë se kush e krijon shumicën e tërësisë dhe jo kush del i pari në garën zgjedhore.

    “Ata e mendojnë garën zgjedhore si një garë automobilistike, kush dul i pari me e marrë kupën. Por Republika nuk është garë automobilistike. Zgjedhjet demokratike në Republikë është kush e formon shumicën e tërsisë. Tërsia është cështja, e shumica është vendimarrja. Por jo kush është i pari në garë, po kush e formon shumicën”, thoshte Kurti.
    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!