×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes edhe një person nga coronavirusi në Kosovë, totali shkon në 19

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 14:17

    Klinika Infektive ka njoftuar se sot në orët e pasdites, ka vdekur edhe një pacient i prekur me COVID-19.


    Pacienti 53-vjeçar është nga Komuna e Prizrenit dhe ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së më 13.04.2020.

    “Që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive. Tek i sëmuri, gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes. Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!