×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbyllen dy fasoneri në Krujë

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 15:27

    Dy fasoneri në Krujë janë mbyllur si dhe janë gjobitur ndërsa janë bllokuar 2 mjete që transportonin punëtorët për mungesë së kushteve higjeno-sanitare dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.


    “Një fasoneri u ndëshkua me 100.000 lekë, për mosrespektimin e distancës midis punëtorëve dhe një tjetër u ndëshkua me 300.000 lekë, për mosrespektimin e distancës në automjetin e punonjësve. Mjetet janë sekuestruar dhe aktiviteti i fasonerisë u mbyll për mungesë së kushteve higjeno-sanitare” informon policia.

    Policia vijon kontrollet në territor për monitorimin e zbatimit të masave dhe apelon për të gjithë qytetarët, bizneset dhe drejtuesit e automjeteve që të respektojnë masat kufizuese dhe masat mbrojtëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!