×
  • Lajme
  • Lajme

    I përfolur për president të vendit, Haradinaj tregon se a është përfshirë ky kusht në marrëveshjen me LDK-në

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 17:06

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një deklarim për media pas takimit me Avdullah Hotin, i mandatuar nga LDK për kryeministër të vendit, ka folur për qeverisjen e ardhshme me Lidhjen Demokratike duke thënë se është kundër rritjes së numrit të ministrive.


    Haradinaj ndër të tjera ka thënë se po hyjnë në këtë qeveri për interesat e vendit, e jo për interesa personale.

    Ai ka folur edhe për raportimet se mund të jetë president i vendit, pasi presidentit Thaçi t’i skadojë mandati. Këto raportime Haradinaj i ka quajtur të pavërteta derisa ka thënë se emri i tij nuk është diskutuar për asnjë post ekzekutiv, shkruan Reporteri.

    Jo, jo askush nuk ka biseduar për këtë. Nuk kemi negociuar për çfarëdo posti. Qëllimi im është i kthehem Aleancës. Zgjedhja e presidentit në Kosovë është e vështirë, pasi kërkohet unitet prej të gjitha partive. Mundësia më e mirë ishte që presidenti të zgjidhet nga populli”, u shpreh shkurt Haradinaj. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/reporteri/videos/246305080067996/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!