Në Kamenicë sot janë shënuar pesë raste të reja me coronavirus.
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se pesë të infektuarit janë nga një fshat i vetëm.
Ai thotë se edhe dy persona tjerë sonte rezultojnë të shëruar nga Kamenica e që numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 5.
“Po e konsideroj edhe fat ketë gjë pasi njëri prej të shëruarve ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore. Ky pacient gjatë qëndrimit në Klinikën Infektive është trajtuar edhe me oksigjeno terapi”, deklaroi ai për Rtv Dukagjini.
Nga rastet e reja të konfirmuara sonte, Kastrati thotë se më i riu është pesë vjeçar ndërsa më i moshuari 79 apo 80 vjeçar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.