×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Shërohen shumica e pacientëve me coronavirus në komunën e Malishevës

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 8:09

    Bazuar në rezultat e testimeve të ditës së djeshme, në mesin e të shëruarve nga COVID-19, janë edhe dy qytetarë nga Komuna e Malishevës, të cilët kanë rezultuar negativ në dy testimet e fundit. Tani numri i të shëruarve nga Komuna e Malishevës, arrin në 57 të shëruar.


    Shërimi i dy qytetarëve, të cilët kanë qenë në trajtim në Klinikën Infektive, është konfirmuar zyrtarisht nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

    Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është kjo:

    73 pozitiv me COVID-19

    57 të shëruar

    1 me fatalitet

    15 në shërim e sipër

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!