Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me Isa Mustafën ka thënë se ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me LDK-në.
Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministra, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër.
AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.
Zv.kryeministër do të jetë Besnik Tahiri, ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj, ministër i Drejtësisë, Selim Selimi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ministër i Arsimit, Ramë Lika.
Ai më tej tha se sfida e parë e qeverisë së re do të jetë përballja me pandeminë, pasojat që i ka shkatuar ajo.
Për këto ministri dhe emra ministrash, Reporteri.net kishte shkruar para 5 ditësh.
EKSKLUZIVE/ AAK merr 4 ministri në qeverinë e re: Këto janë ministritë dhe emrat e ministrave