Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e sotme të Ushtruesit të detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, derisa ka quajtur Vetëvendosjen ndërmarrje kriminale i kriminale.
Në një paraqitje në TV Dukagjini, Thaçi ka bërë të ditur se ai ndodhet në shtëpi, dhe se ka 20 vite që vazhdimisht hyn e del në relacionin Kosovë-Shqipëri me të njëjtat procedura, shkruan Reporteri.
Madje ka ftuar Sveçlën dhe Kurtin që të shkojnë në shtëpi e ta vërtetojnë lokacionin e tij.
Por cila është përgjigja e Presidentit në lidhje me dyshimet e raportimet se vizitën në Shqipëri e ka realizuar me qellim që ta marrë me vete në veturë, deputetin Behgjet Pacolli.
“Kjo është një shpifje tjetër oridinere, është një kërcënim dhe shantazh që i bëhet deputetëve dhe shumë të tjerëve në Kosovë në këtë kohë të këtyre njerëzve të çoroditur, që ju përngjajnë atyre njerëzve te viteve 70-ta të sistemeve moniste dhe ndjekjeve politike.
Andaj i ftoj të gjithë për urtësi, bashkëpunim, të kalojmë pandeminë dhe te vazhdojmë me hapa tjerë institucional e të mos t’i ndalim veprimet e këtij grupi të organizuar kriminal që kanë kapë Qeverinë”, ka thënë Thaçi./Reporteri.net