dhe Shëngjini është kthyer në vend karantimi për shqiptarët që do të kthehen nga vende të tjera, në kuadër të masave kundër koronavirusit. Por sipas një pjesë të banorëve dhe operatorëve turistikë, ky ishte vendim i gabuar dhe mund të ketë efekte negative në turizëm.
Një resort në Shëngjin i është shtuar linjës së hoteleve në të gjithë vendin që janë shndërruar në karantina për shqiptarët që po kthehen nga vendet e BE.
Aty janë akomoduar rreth 200 persona të kthyer nga disa vende Evropës që do të qëndrojnë aty për 14 ditë si masë parandaluese e përhapjes së koronavirusit
Sipas burimeve në Shëngjin është parashikuar që të karantinohen afro 1 mijë persona, ndërsa do të mbahen nën monitorim të vazhdueshëm nga policia dhe ushtria.
Vendimi për ta shtrirë karantinën në zonën bregdetare të Shëngjinit nuk është pritur mirë nga të gjithë banorët dhe operatorët turistikë.
Ata thonë se i tremben ndikimit që kjo mund të ketë në turizëm.
Ndërsa për Partinë Demokratike të Lezhës vendimi është papërgjrgjeshmëri.
Paralelisht me riatdhesimet nga ajri, vijojnë të kthyerit edhe nga toka kryesisht nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Rreth 250 persona janë të karantinuar në hotelet e qarkut të Korçës, ku në vazhdimësi kanë protestuar për kushtet dhe faturën sipas tyre të lartë.