×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 raste të reja me COVID-19 në Krujë, mes të infektuarve një punonjëse fasonerie

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 11:10

    Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja me COVID-19 në Krujë. Burimet bëjnë me dije se nga testimi i 31 personave, vetëm 4 prej tyre rezultuan pozitivë. Mësohet se të infektuarit janë një punonjëse fasonerie dhe 3 raste kontakti.


    Fasoneritë në Krujë janë ende vatra ‘të nxehta’ infeksioni. Në këto fasoneri gjatë javëve të fundit janë infektuar me dhjetëra persona dhe aktualisht numri total i të infektuarve në këtë zonë ka shkuar në 106.

    Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e djeshme se në Shqipëri janë infektuar 773 persona dhe kanë humbur jetën 31 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 470 qytetarë. Sipas MSH harta është zgjeruar me 3 raste në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër. Ndërkohë, në spitalet COVID po marrin mjekim 36 pacientë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar dhe 6 prej tyre janë në terapi intensive dhe në spitalin COVID-2 janë 5 të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!