×
  • Lajme
  • Lajme

    Këshilltari i Thaçit: Pacolli gjumin e bëri në shtëpi, jo në burg, komediani Sveçla po përkujdeset për zbavitjen e qytetarëve

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 11:48

    Këshilltari i Presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli gjumin e bëri në Hajvali dhe jo në Qendrën e Studentëve.


    Behramaj ka shkruar se ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nuk ju plotësua plani që kishte për Pacollin, ai nuk u dërgua në qendër por në shtëpinë e tij në Hajvali.

    Ai ka shkruar se në mungesë të programeve argëtuese, komediani Sveçla po përkujdeset për zbavitjen e qytetarëve.

    Postimi i plotë:

    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, gjumin e kishte bërë në Hajvali. Jo në Qendrën e Paraburgimit aty afër që e ka, ku U.D. i Ministrit të Brendshëm zotohej se do ta dërgonte, por në shtëpinë e tij.

    Në mungesë të programeve argëtuese, komediani Xhelal Sveçla edhe në ditët e fundit në detyrë po përkujdesët për zbavitjen tonë në këtë kohë karantine!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!