×
  • Lajme
  • Lajme

    Pallaska: E turpshme, VV-ja citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e drejtuar në Kushtetuese

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 12:12

    Avokati Dastid Pallaska ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka cituar Kushtetutën e Serbisë në kërkesën që i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me cështjen e mandatarit.


    Sipas tij, kjo duket e pabesueshme, meqë dihet se Kushtetuta serbe e përcakton se “Kosova është pjesë e Serbisë”, shkruan Reporteri.net.

    Pallaska thotë se kjo Kushtetutë nuk do duhej të citohej edhe nëse do të ishte argumenti i vetëm në këtë rast.

    “E pabesueshme. Lëvizja Vetëvendosje citon Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e vet në Gjykatë Kushtetuese përkundër faktit që Neni 182 i kësaj Kushtetute përcakton se ‘Kosova është pjesë e Serbisë’. Kjo Kushtetutë nuk ishte dashur të citohej edhe nëse do të ishte e vetmja që i shërben argumenteve të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast”, ka thënë Pallaska.

    Avokati thotë se kjo është hera e parë që pas shpalljes së pavarësisë që në dokumente zyrtare legjitimohet, sipas tij, një dokument që mohon shtetësinë e Kosovës.

    “E turpshme edhe për Lëvizjen Vetëvendosje!”, shton në fund ai.

    Ndryshe, VV-ja ka dorëzuar dje kërkesë 54 faqëshe në Gjykatën Kushtetuese, ku argumentohet se mandatari për kryeministër nga LDK-ja, është jokushtetues./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!