×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhet LDK-ja, pritet të dalë me emrat e ministrave

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 12:29

    Pak më parë në selinë kryesor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është mbledhur struktura udhëheqëse e saj.


    Në këtë takim po marrin pjesë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetari Agim Veliu si dhe Anton Quni, etj. Ndërsa nuk dihet nëse brenda këtij takim është ftuar kryetarja e Kuvendit, njëherit nënkryetarja e kësaj partie Vjosa Osmani.

    Temë diskutimi pritet të jenë zhvillimet e fundit në vend sa i përket votimit të qeverisë së re të udhëhequr nga LDK-ja, në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovë dhe Nisma Social Demokrate.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!