Nicholas Abbott, ambasadori britanik në Kosovë, ka thënë se është më i rëndësishëm se kurrë respektimi i Kushtetutës nga politikanët në Kosovë.
Një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi Avdullah Hotin për kryeministër dhe dërgimin e këtij dekreti në Gjykatën Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje, Abbott ka thënë se të gjithë akterët politikë duhet të lejojnë gjykatën të kryejë punën e vet e të respektojnë vendimet.
“Duke marrë parasysh lëvizjet e fundit politike, unë besoj se është më e rëndësishme se kurrë më parë që Kushtetuta, dhe proceset që i mbulon, të respektohen nga të gjithë akterët politikë. Kjo përfshin edhe rolin e Gjykatës Kushtetuese të cilin duhet të jetë në gjendje ta luajë si e pavarur, pa frikë e favore, për ligjshmërinë e veprimeve politike nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës. Vendimet e tyre duhet të respektohen nga të gjithë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.