Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli ka deklaruar sot se nuk do të jenë pjesë e qeverisë së në krye me Avdullah Hotin.Megjithatë, deputeti Pacolli tha se do të shkojnë në Kuvend prë të mbështetur veprimet që bëhet për interesat e qytetarëve.
“AKR mbetet jashtë koalicionit, por do të mbështesë çdo veprim të çdokujt që shkon në interes të qytetarëve të Kosovës dhe një qeverisje të mirëfilltë të vendit. Edhe pse do të rrimë në opozitë kemi vendosur se dy votat e AKR do të shkojnë në favor të krijimit të kësaj qeverie”, është shprehur Pacolli për ‘Ora News’.
Sipas Pacollit, Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë akt që shkon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.
“Është një akt pak a shumë zhgënjyes dhe kjo ndodh në një moment jo të duhur, kur qytetartët e Kosovës ishin duke u përballur me pandeminë, por nuk duhet harruar edhe një fakt. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë në 3 muaj, të tregojë një akt pozitiv. Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve të Kosovës. Edhe menaxhimin e kësaj pandemie nuk e ka bërë në mënyrën e duhur është duke bërë gabime çdo ditë. Kosova ka nevojë për një ekonomi të mirëfilltë, kemi probleme sociale të mëdha në Kosovë”, ka thënë Pacolli.
LDK që po tenton formimin e qeverisë së ka disa ditë që është deklaruar se edhe AKR’ja do të jetë pjesë e koalicionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.