Edhe tek partitë nga radhët e minoriteteve po ndodhin ndarje e mospajtime. Ndonëse ata kryesisht vendosin të shkojnë me ata që e bëjnë Qeverinë, në këto kohë ka mendime ndryshe e kërkesa për më shumë pushtet. Kjo ka bërë që ata të rreshtohen ndryshe në kampet politike të shumicës, shkruan Reporteri.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i ka bërë thirrje deputetit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës Elbert Krasniqi që të ulen e të vendosin së bashku për komunitetin egjiptian.
Berisha përmes një letre dërguar deputetit Krasniqi ka thënë se si dy përfaqësues të zgjedhur të komunitetit egjiptian duhet të bëhen bashkë përballë qeverisë në ardhje dhe të gjejnë një ministër që përfaqëson këtë komunitet.
“Si dy përfaqësues të zgjedhur të komunitetit Egjiptian dhe duke e vlerësuar gabimin tonë të veprimit ndaras në qeverinë Kurti dhe humbjes së mundësisë për të drejtuar ministri në qeverinë në shkuarje, e ftoj deputetin Elbert Krasniqin që të ulemi dhe bashkërisht të vendosim për interesin dhe nevojat e komunitetit Egjiptian duke i paraprirë për të drejtuar ministri”, ka shkruar Berisha.
Deputeti i IRDK’së, Elbert Krasniqi i është bashkuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje pas zgjedhjeve të 6 tetorit. Ndërkohë, Veton Berisha funksionon si i pavarur. Ai ka një kohë që kërkon poste ministrore për ta, pasi konsideron se nuk janë trajtuar si duhet nga institucionet e Kosovës.Serbet, turqit dhe boshnjakët kanë pasur deri më tani poste ministrore. /Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.