Një 23 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve që ka marrë një sulm më thikë.
Derisa ai ka qenë në motoçikletë një veturë e ka goditur dhe më pas dy persona kanë dalë dhe me thikë e kanë sulmuar.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Policia ka marrë informatë për një sulm rreth orës 14 e 30 nga disa persona të dyshimtë. Policia ka kontaktuar me një dëshmitar që ka qenë bashkë me viktimën dhe ai ka treguar se viktima”.
Dy të dyshuarit janë ndaluar, ndërsa aktualisht policia është duke bastisur shtëpitë e tyre.
I riu që vdiq është nga qyteti i Prizrenit, i lindur më 1997.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.