×
  • Lajme
  • Lajme

    Infektologu Krasniqi flet për mundësinë e shtimit të rasteve pas lehtësimit të masave

    Reporteri
    01 Maj 2020 | 22:52

    Infektologu Valbon Krasniqi ka folur rreth masave të reja lehtësuese dhe mundësisë së infektimit më të madh.


    Ai tha se me masat e reja lehtësuese mund të ketë shtim të rasteve por sipas tij kjo varet nga numri i testimeve që do të bëhen në ditët në vijim.

    “Sa i përket ecurisë së mëtutjeshme është e vështirë të parashikohet, shpresoj të vazhdojë ky trend, kjo varet shumë se sa qytetarët i kanë respektu rregullat por edhe nga numri i testimeve”, është shprehur Krasniqi.

    “Përballja me Pandeminë kërkon bashkëpunim të shumë akterëve dhe shumë institucioneve, sigurisht rolin kryesor e ka IKSHPK së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë po sigurisht që duhet të merren parasysh edhe shumë parametra klinikë dhe normalisht edhe palët e tjera të interesuara siç janë organizatat e biznesit”, ka thënë ai.

    “Unë si klinicist do të doja të përmendja vetëm paremetrin klinik që është shumë i rëndësishëm kur të fillojnë masat lehtësuese. Kjo ka të bëjë se sa prej atyre të infektuarve kanë nevojë për trajtim spitalot”, thotë Krasniqi për Gazetën Blic.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!