×
  • Lajme
  • Lajme

    Teoria e Adriatik Kelmendit se Gjykata pezulloi vendimin për 30 ditë që Pacolli ta kryej karantinën

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 15:40

    Gazetari dhe autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka dalë  me një teori lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese  për pezullimin e dekretimit të Avdullah Hotit, si kryeministër i ri i Kosovës nga ana e presidentit Thaçi.


    Kelmendi ka thënë se Gjykata e ka pezulluar dekretin deri më 29 maj për arsye se deputetit Behgjet Pacolli i duhet të qëndrojë në karantinë dy javë, dhe kështu do ta kishte të pamundur të ishte prezent në Kuvend, para 14 ditëve, shkruan Reporteri.

    “Dmth Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar dekretin për 30 vetëm për shkak se Pacollit i duhet të qëndrojë dy javë në karantinë dhe s’do të kishte mundësi të shkonte këto ditë në Kuvend për ta votuar Qeverinë Hoti?!”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë se mbrëmë  ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se Pacolli duhet të respektojë masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend. Ndër këto masa është edhe vetizolimi i tij, meqë erdhi nga jashtë. Po ashtu Sveçla  tha se Pacolli do të ndalohej nëse të shtunën do të t’ia mësynte Kuvendit, ku pritej të mbahej seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!