×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet vendosja e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 15:53

    Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe Drejtoria e Administratës e Komunës së Prizrenit, kanë njoftuar se vendosja e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ka qenë e planifikuar të vendoset më, 6 maj në Prizren do të shtyhet.


    Sipas njoftimit, shkaku i shtyrjes është koronavirusi i cili e ka bllokuar jetën shoqërore jo vetëm në Prizren por në mbarë globin.

    “Për datën e vendosjes së monumentit do t´iu njoftojmë me kohë. Kjo do të bëhet karrshi rrethanave dhe kohës së kalimit të epidemisë si dhe mundësisë së organizimit të tubimeve publike. Meqenëse ky është një eveniment i veçantë kemi dëshirë që ta bëjmë një organizim të madh ku do të marrin pjesë përveç shumë qytetarëve prizrenas edhe shumë shqiptarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare, si dhe mërgimtarët shqiptarë që jetojnë në diasporë dhe që janë financuesit kryesorë të këtij projekti kombëtar. Për datën e re të vendosjes së monumentit do t´iu njoftojmë me kohë në mënyrë që ta keni mundësinë e pjesëmarrjes”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!