×
  • Lajme
  • Lajme

    Lul Raka tregon se a mund të preket sërish një person që është shëruar nga coronavirusi

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 16:30

    Mikrobiologu Lul Raka, ka sqaruar pyetjen nëse një i shëruar nga coronavirusi, mund të preket sërish nga virusi.


    Raka përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se, virusi nuk rikthehet të pacientët e shëruar.

    Ai ka theksuar se fragmentet e vdekura të virusit nuk janë infektive dhe këta pacientë nuk e përhapin infeksionin!

    “Kjo pyetje u shtrua në mbarë botën ditëve të fundit, pas raportimit të disa rasteve të pacientëve në Korenë e Jugut. Ekspertët e infektologjisë në Korenë e Jugut deklaruan pardje se fragmentet e virusit të vdekur shkaktuan që 292 persona të shëruar, të jenë përsëri pozitiv disa javë pas shërimit”.

    “Testet zbuluan acidin ribonukleik të virusit të vdekur,” tha Oh Myoung-don, udhëheqës i panelit të ekspertëve. Ai theksoi se tek testet PCR, që përdoren për diagnozën e COVID-19, materialet gjenetike të virusit amplifikohen gjatë testimit, qoftë nga një virus i gjallë apo thjesht nga fragmente të qelizave të vdekura të virusit. Këtyre fragmenteve nganjëherë ju duhen muaj për t’u pastruar nga pacientët e rikuperuar.

    Testet PCR nuk mund të dallojnë nëse virusi është i gjallë apo i vdekur, dhe kjo mund të çojë në rezultat të rrejshëm pozitiv.

    Fragmentet e vdekura të virusit nuk janë infektive. Këta pacientë nuk e përhapin infeksionin!

    PRA, SËMUNDJA NUK RIKTHEHET TE PACIENTI I SHËRUAR”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!