Shqipëria ka numrin më të vogël të viktimave për 1 milion banorë në Europë të shkaktuar nga koronavirusi.
Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, përqindja e mortalitetit është 3.9%, 56.5% janë të shëruar dhe 39.7% e rasteve mbeten ende aktivë.
Kryeministrio Rama teksa publikon të dhënat nga Coronavirus Worldometer, shkruan se ky bilanc pozitiv është falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë.
“Çudi e madhe ëëë?!Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar. Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes”, ka shkruar Rama.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.