×
  • Lajme
  • Botë

    Lot gëzimi te mjekët, spitali në Itali mbyll pavijonin e të sëmurëve me coronavirus

    Reporteri
    02 Maj 2020 | 19:09

    Një lajm i mirë vjen nga spitali Maggiore në Parma: Salla 26, e përdorur për kujdesin e pacientëve me Covid-19, është mbyllur.


    Një video, e xhiruar në departament dhe e publikuar në rrjetet sociale nga kryebashkiaku i qytetit, Federico Pizzarotti, tregon gëzimin dhe festën e mjekëve dhe infermierëve.

    Leandra Giudice, infermierja që postoi videon, e marrë më pas nga kryetari i bashkisë, e shoqëroi atë me një shkrim: “Sepse çdo buzëqeshje sot nuk është thjesht një buzëqeshje gëzimi! Buzëqeshja e sotme është frika e ditës s ëparë dhe e çdo dite më pas se mos gabonim, se mos nuk do e bënim dot më, Mos të binim në ankth dhe dhembje. Po po, ankth … më e keqja e ndjenjave që një njeri mund të ketë! Si nuk mund ta provosh ankth pasi ke parë atë masakër? Buzëqeshja e sotme është zemërimi i ditës së parë dhe i atyre që pasuan, zemërimi se kemi dhënën pak ose jo mjaftueshëm; por me siguri nuk do të kishte qenë kurrë kaq sa duhet!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!