Kishat në mbarë Gjermaninë janë duke mbajtur mesha të dielën, për herë të parë pas gjashtë javësh pushimi, pasi qeveria filloi t’i lehtësojë masat e izolimit.
Sidoqoftë, shërbyesit kishtarë dhe besimtarët duhet të vendosin maska, të qëndrojnë larg njëri-tjetrit dhe nuk kanë të drejtë të këndojnë.
Shumë kisha gjermane janë rihapur të dielën në mëngjes pasi shumica e tyre qëndruan të mbyllura për më shumë se një muaj si pjesë e masave për luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Katedralja e Këlnit, kisha më e madhe në Evropë dhe vendi më i vizituar në Gjermani, e ka planifikuar një ceremoni të veçantë për miqtë e kishës. Punëtorët, anëtarët e korit, lexuesit e teksteve dhe djemtë e altarit u ftuan në ceremoninë ku do të marrin pjesë vetëm 122 persona në objektin që normalisht i pret 20 mijë vizitorë në ditë.
Përpos respektimit të masave higjienike, njerëzit gjithashtu duhet ta mbajnë distancën sociale prej 1.5 metrave mes njëri-tjetrit. Për më tepër, të gjitha llojet e kontaktit fizik janë të ndaluara.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi më herët gjatë kësaj jave se kishat, muzetë, kopshtet zoologjike dhe hapësirat e lojërave për fëmijë do të rihapen gradualisht, shkruan “Deutsche Welle”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.