×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Mjekësia ligjore dhe organet e rendit t’i zbardhin rrethanat e vdekjes së 26 vjeçarit

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 19:34

    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve.


    “Me keqardhje dhe pikëllim morëm vesh për lajmin e rëndë të vdekjes tragjike të një qytetari të Kosovës nga Gjilani në Qendrën e Studentëve të shndërruar në karantinë në këtë kohë të pandemisë së COVID-19”, ka thënë Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

    Siç bëhet e ditur përmes një komunikate, Kurti i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit, kurse ka theksuar se nga mjekësia ligjore dhe organet e rendit kërkon sa më parë zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!