×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi për vdekjen e 26 vjeçarit në konvikte: Kërkoj përgjegjësi nga autoritetet, të mos mbetet enigmatike

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 21:42

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar përgjegjësi për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani në Konviktet e Studentëve në Prishtinë.


    Ai u hodh nga kati i 5-të dhe raportimet janë se ai vinte nga Gjermania. Siç është thënë deri më tani, i njëjti iu kishte thënë autoriteteve enë vend se kishte probleme shëndetësore, por ai nuk ishte liruar nga konviktet, shkruan Reporteri.

    Teksa ka shprehur ngushëllime, Thaçi tha se ngjarja nuk guxon të mbetet enigmatike.

    Postimi i tij i plotë:

    Jashtëzakonisht shumë tragjike humbja e jetës së të riut në Karantinën e Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Humbja e jetës së këtij 26 vjeçari nga Gjilani na ka prekur tejmase të gjithëve, por kjo vdekje assesi nuk guxon të mbetet enigmatike.
    I bëj thirrje organeve të hetuesisë që sa më shpejt që është e mundur t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj vdekjeje tronditëse për të gjithë qytetarët, në këtë kohë pandemie.
    Si president i vendit kërkoj përgjegjësi nga institucionet përkatëse, të cilat e kanë përcjellë gjendjen e këtij të riut dhe kanë vendosur që ai t’i nënshtrohet karantinimit të detyrueshëm në Qendrën e Studentëve, duke mos qenë më pas në gjendje që t’ia ofrojnë kujdesin e nevojshëm dhe meritor. HTH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!