Këshilltari i Presidentit të vendit, Hashim Thaçit, Adil Behrami ka reaguar pas vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilanit.
Behramaj rastin e sotshme që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Qendër të Studentëve, në Prishtinë, e ka krahasuar me rastin e Astrit Deharit, shkruan Reporteri.net
I njejti kërkon edhe shkarkimin e Arben Vitisë e Sveçlës, duke thënë kështu se deri në mëngjes duhet t’u hiqen këto detyra.
“Për rastin tragjik të Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ishin suspenduar katër zyrtarë, përfshirë këtu edhe Drejtorin e Burgut. Lëvizja Vetëvendosje asokohe çdo ditë e kërkonte dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Ministres së Drejtësisë.Edhe i riu nga Gjilani vdiq tragjikisht në duart e shtetit dhe kujdesi për të ishte përgjegjësi direkte e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Qeveria duhet të japë përgjegjësi për neglizhencën e saj dhe Arben Vitisë e Xhelal Sveçlës, ndonëse janë vetëm ministra në detyrë, me mëngjes duhet t’u hiqen edhe këto detyra”, ka shkruar Behramaj.