Një insekt që është parë për herë të parë në SHBA, e ka vendosur këtë vend në situatë alarmante.
Edhe pse është një specie që nuk është parë kurrë në Amerikën e Veriut, që nga nëntori i vitit 2019 janë raportuar shumë raste se ky insekt tashmë po qarkullon nëpër këtë kontinent, transmeton Telegrafi.
Sipas nypost, ky insekt është “vrasëse bletësh”, një lloj grerëze aziatike gjigant, i cili është përgjegjës i rreth 50 vdekjeve në vit në Japoni, dhe kjo për shkak të helmit të saj të fuqishëm.
Ky insekt ka një madhësi prej pesë centimetrash. Kjo do të thotë, më shumë se dyfishi i një blete. Kur hap krahët, gjatësia e tyre shkon deri në shtatë centimetra.
Edhe pse zakonisht jeton në vendet tropikale dhe është vendas në Azinë Lindore, insekti shkoi edhe në Amerikën e Veriut dhe duket se është përhapur në të gjithë territorin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.