×
  • Lajme
  • Lajme

    Akuza e Halil Matoshit: Agon Musliu është viktimë e Qeverisë

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 0:03

    Halil Matoshi i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen e 26 vjeçarit. I riu ishte rikthyer nga Gjermania ku po studionte dhe ishte vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve.


    Matoshi thotë se ai është viktimë e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka kërkuar hetimin e plotë të rastit.

    Shkrimi i plotë i Matoshit në Facebook:

    Drejtësi për Agonin!

    – Agon Musliu âsht viktimë e Qeverisë

    Me u përplasë njerëzit n’Karantinë, kur dokumentojnë (simas dëshmitarëve) se janë me probleme depressioni, bazu në masa jokushtetuese dhe pa përkujdesje mjekësore e këshilla të psikologut, ose pa ni këshillë juridike apo kujdestari, âsht si me t’përplasë n’burgjet ma mizore të regjimeve autoritare.

    Prokurori i shtetit bâne punën tânde, përgjegjësit janë të identifikueshëm nëse e lexoni verdiktin e Gjykatës Kushtetuese nr. 214/IV/2020] i 12 prillit 2020.

    Tash!

    Sonte.

    P. S.

    Sinqerisht i tronditun due me nda dhimbjen me familjën Musliu. Ngushëllime!

    Nëse instancat shtetnore, të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë kosovare, nuk e zbardhin rastin dhe nuk i ndjekin penalisht ata që e kanë sjellë vénin në paligjësi tuj i cënu masovikisht liritë dhe të drejtat e njeriut, këtë ndjekje ni ditē ka me e bâ Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, kundër Qeverisë së dorëhequn!?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!