Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e kushteve pothuaj të ngjashme meteorologjike, me ditët e fundit.
IHK njofton se kjo javë do të jetë me mot të vranët dhe me diell, ndërsa vranësirat gjatë së mërkurës parashihen të sjellin shi të intensitetit mesatar deri të lartë.
Në fushat barike pritet të ketë rënie të lehta, ato minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-22 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë në vlera të rritura, ndërsa kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të favorshme për shkak të numrit të mjaftueshëm të orëve me diell dhe reshjeve të fundit.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja herë-herë me vrull, shpejtësia maksimale në veri të Dukagjinit mund të arrijë deri 20 m/s, ndërsa pjesa më e madhe e rrafshit të Kosovës, shpejtësinë e erës mund ta arrijë deri 12 m/s.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.