×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot hyn në fuqi masat e reja të MSH-së për COVID-19

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 8:23

    Prej sot hyn në fuqi masat e reja të anti-Covid.


    Masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë.

    Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës duke e parë që numri i rasteve të reja me koronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve, shkruan lajmi.net.

    Në masat e reja që ka vënë MSH-ja, faza e parë do të fillojë nga data 4 maj (sot) e deri më 18 maj.

    Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1.3 në 3 orë në dy orare para dite dhe pas dite.

    Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

    Më poshtë ju sjellim oraret e qarkullimit të lëvizjes. /

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!