Një person pa shenja jete është gjetur mbrëmë rreth orës 01 e 15 në një pyll midis fshatrave Llovcë dhe Burincë të komunës së Gjilanit.
Trupi i pa jetë i personit për të cilin nuk është gjetur asnjë dokument, duke e lënë të paidentifikuar ende, është gjetur majft i dëmtuar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, viktima është gjetur në një terren të papërshtatshëm malor, ndërsa trupi është shumë i dekompozuar dhe vetëm mjekësia ligjore mundet të përcaktojë shkaqet e vdekjes
“Policia e Kosovës eshtë informu mbramë rreth ores 01:15 se në një pyll ( terrenit i papershateshem malor) ne mes te fshatrave Llovcë dhe Burincê (Komana e Gjilanit) , afër lumit Llapushnicë është gjetur një trup i pa jetë (trupi i dekompozuar /I demtuar -mashkull) , i cili akoma nuk është identifikuar . Njesitet relevante të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.