Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardhiqi, përmes një konference për media tha se 26-vjeçari që vdiq dje në Qendër të Studentëve, në Prishtinë, nuk ka pasur ndonjë sëmundje.
Ndërsa, sekretari i MSH-së, Naim Bradiqi ka përmendur rastet ku personat vetëkarantinohen, por me vlerësimin e ekipit të mjekëve në pikat kufitare, prej nga hyjnë të kthyerit.
Ai tha se nuk kanë pasur asnjë dokument që dëshmon se i ndjeri vuante nga ndonjë sëmundje
“Është një procedurë standarde administrative për t’i liruar personat që vuajnë nga sëmundjet kronike… Ekipet shëndetësore i bëjnë ekzaminimet e pacientëve”, ka thënë ai. “Sa i përket të ndjerit, nuk kemi pasur as edhe një të vetmin dokument i cili do të vërtetonte për ndonjë të vetmen sëmundje të tij”.
Dje ka pasur raportime se 26-vjeçari kishte kërkuar që të lirohet nga karantina, duke thënë se është i sëmurë.