×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy raste të reja me koronavirus në Elbasan, njëri prej tyre shofer në një kompani ndërtimi në Tiranë, e moshuara dërgohet te Infektivi

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 11:12

    Shënohen dy raste të reja me COVID-19 në qytetin e Elbasanit.


    E infektuar është një 84 vjeçare nga fshati Mengel, e cila është dërguar në spitalin Infektiv pasi vuan nga sëmundje shoqëruese.

    Rasti tjetër është një 50 vjeçar, i cili është shofer kamioni në një kompani ndërtimi në Tiranë.

    Nga 13 tamponët e marrë ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, vetëm këto dy raste kanë rezultuar pozitive, por nuk dihet se ku janë infektuar, pasi nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

    Në përditësimin e Ministrisë së Shëndetësisë ditën e djeshme, në Elbasan ishin 2 të infektuar, që do të thotë se numri i të prekurve në Elbasan shkon në 4, ndërsa 16 persona janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!