Babai i 26 vjecarit që u hodh nga konviktet, Naim Musliu, ka kritikuar ashpër organet e shtetit, duke i bërë përgjegjës për vdekjen e të birit.
Ndër të tjera, Musliu e quajti edhe ferr karantinën në konvikte, duke thënë se ai ishte i tillë për të birin, shkruan Reporteri.net.
“Vetëm sipas fjalëve të djalit tem, përafërsisht për numrin e skatë nuk jom i sigurt, por thë bab qikaq kena qenë, nëntë prej tyre shumica të rinj. I kanë marrë dhe i kanë cu, ma mirë me thanë në ferr, ma mirë me thane në ferr po e përsëris, sepse ferr ke për djalin tem, dhashtë zoti të mos ketë raste të tjera për asnjë fëmijë të botës mos ndodhtë qysh më ka ndodhë mu”, ka thënë Musliu.
Babai, pasi bëri fajtorë Albin Kurtin, Xhelal Sveclen dhe Arben Vitinë, tha se shpreson që rasti i djalit të tij “ndoshta iu jep mend kësaj udhëheqsie tonë”.
Siqodoftë, Musliu shtoi në fund se nuk ka dëshirë të kryeministri Kurti dhe ministrat Svecla dhe Vitia të shkojnë për ngushëllime./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.