×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetëm 8 raste të reja, shkon në 803 numri i të infektuarve me coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 12:28

    Në përditësimin e të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, specialistja e ISHP-së, Eugena Tomini konfirmoi se janë 803.


    Të prekur me koronavirus në Shqipëri. Po sipas saj rastet e reja janë 8 në 24 orët e fundit.

    Deri më tani betejën me këtë virus e kanë humbur 31 pacinetë. Zona me më shumë raste active deri më tani rezulton të jetë Kruja.

    Njoftimi i plotë:

    COVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 8 raste të reja në 24 orët e fundit, java me nivelin më të ulët të rasteve pozitive që nga fillimi i epidemisë

    Situata epidemiologjike në vend aktualisht paraqitet e qëndrueshme dhe me një nivel të ulet të pozitivitetit krahasuar me numrin total te testimeve.

    Gjatë javës së epidemisë, përqindja e pozitivitetit arriti në 4.3 %, vlera më e ulët nga fillimi i epidemisë, që tregon funksionimin e masave të marra, identifikimin dhe gjurmimin epidemiologjik të rasteve të dyshuara dhe kontakteve të tyre në kohë.

    Nga 140 testimet e kryera gjatë 24 orëve të fundit për persona të dyshuar me COVID-19, janë vetëm 8 raste pozitive, përkatësisht në Tiranë 5 raste, në Elbasan 2 raste dhe në Durrës 1 rast. Për të gjitha rastet vazhdon hetimi epidemiologjik në terren.

    Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 803 qytetarë dhe aktualisht 68 % e tyre janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona aktivë me COVID19.

    Pjesa më e madhe e të prekurve po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja paraqitet e qëndrueshme. Aktualisht janë të shtruar 34 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

    Siç jeni ne dijeni, nga sot, ka nisur një lehtësim i mëtejshem i masave shtrënguese, me shtimin e zonave të gjelbërta, lejimin e shërbimit taksi ndërqytetas me dy pasagjerë të së njëjtës familje si dhe lehtësimi për të riatdhesuarit që janë me banim në zonat e kuqe, të cilet do të vetëkarantinohen në banesë.

    Duke nisur nga ky lehtësim i masave është shumë e rëndësishme të rritet kujdesi vetjak, të respektohen rregullat e reja, ndaj, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.

    Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat e COVID19 dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus.

    Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
    Tiranë 93
    Krujë 87
    Shkodër 17
    Kurbin 14
    Kukës 5
    Elbasan 4
    Mirditë 2
    Berat 2
    Durrës 1
    Korçë 1
    Lezhë 1
    Lushnje 1
    Mat 1

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!